Site icon Telegrafi

PSG fiton Superkupën e Francës, golat nga Icardi e Neymar mposhtin Marseillen

PSG e ka mposhtur Marseillen me rezultat 2-1 në kuadër të Superkupës së Francës.

Ndeshja nisi mirë për PSG-në, pasi që Mauro Icardi ishte shumë i rrezikshëm.

Ai rrezikoi dy herë në minutat 18 dhe 22, ku edhe shënoi, por goli nuk u pranua për pozitë jashtë loje.

Rreizku vazhdoi me Icardi e Mbappe, por Steve Mandanda ishte në formë,

Goli i parë erdhi në minutën e 39-të të ndeshjes, kur shënoi nga afërsia për 1-0.

 

Në fillimin e  pjesës së dytë skuadrat ulën ritmin, dhe rreziku i parë u shënua në fundin e ndeshjes.

Në minutën e 85-të, PSG fitoi penallti që e ktheu në gol Neymar për 2-0.

 

Marseille e hapi ndeshjen me Dimitri Payet në minutën e 89-të, kur shënoi për 2-1.

 

Koha shtesë nuk solli më gola dhe PSG iu gëzua trofeut të Superkupës së Francës. /Telegrafi/

Exit mobile version