Paris Saint-Germain ka mposhtur Monacon me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës e Francës.
Dy skuadrat më të mëdha të momentit në Francës kanë zhvilluar sot (e shtunë) finalen e Superkupës, e cila i takoi pa vështirësi kryeqytetasve.
🏆 #TDC2018
First match, first trophy of the season! #ICICESTPARIS 🔴🔵 pic.twitter.com/aw3tBWY158
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 4, 2018
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të parisienëve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola në këta 45 minuta.
Fillimisht ishte Angel Di Maria, i cili në minutën e 33-të shënoi për 1-0, ndërsa Christopher Nkunku (41′) shënoi për 2-0 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi prej dy golave.
Your goal scorers!! 💪🔴🔵#TDC2018 #PSGASM 2-0 pic.twitter.com/BYTh0Th7G2
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 4, 2018
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të kampionëve francez, të cilët vazhduan dominimin dhe shënuan po ashtu edhe dy gola tjerë.
Zhvillohej minuta e 67-të e ndeshjes kur Timothy Weah shënoi për 3-0, ndërsa në minutat shtesë ishte përsëri Di Maria, i cili shënoi për 4-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
Nice goal, @TimWeah! 👊 🔴🔵#TDC2018 pic.twitter.com/WQtu3EW0GZ
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 4, 2018
Kjo fitore tregon edhe një herë qartë se PSG është skuadra që duhet të mposhtet në këtë sezon dhe favoritët absolut për të fituar të gjithë trofetë në Francë.
Ndryshe, ky është trofeu i parë me parisienët për portierin legjendar italian, Gianluigi Buffon dhe trajnerin e ri të skuadrës Thomas Tuchel, të cilët kanë ardhur këtë verë të PSG. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CiplJfAyaV8