Paris Saint-Germain ka fituar ndaj Monacos 2-1, duke triumfuar kështu në finalen e Superkupës së Francës.
Dita e sotme i ka parë dy skuadrat më të forta franceze të momentit të ndeshen mes vete në Superkupën e Francës, njëra si fituese e titullit dhe tjetra e Kupës.
Ashtu si mendohej edhe ndodhi, pasi të dy skuadrat luajtën lojë të hapur dhe ishin të etura për të fituar në fund trofeun, por PSG-ja për një nuancë ishte më e mirë.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me raste të mira nga të dyja skuadrat, por ishin Monaco ata të cilët shënuan në minutën e 30 me anë të Djibril Sidibe, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0, duke e paraboluar portierin kundërshtar dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë ishte skuadrat e Unai Emeryt, ajo e cila diktoi ndeshjen duke gjetur shpejt golin e barazimit 1-1 me anë të Dani Alvesit, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit prej rreth 30 metrave.
Luhej minuta e 63 kur PSG gjeti edhe golin e epërsisë për 2-1, ku pas një aksioni mirë të ndërtuar ishte mesfushori francez, Adrien Rabiot, i cili shënoi me kokë.
Pas këtij goli, Monaco u mundua të gjithë forcat të barazojnë rezultatin, por pa pasur sukses dhe ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të PSG-së, të cilët në fund iu gëzuan triumfit në Superkupën e Francës. /Telegrafi/
https://twitter.com/BigNothingPod/status/891392077308866562
weirdly passive by Lemar and Fabinho on PSGʼs go-ahead goal, giving them a free 2v1 v Kongolo. Cavani pinning Jemerson inside pic.twitter.com/6aoEuIiZLP
— eight hag (@brusreform) July 29, 2017