Paris Saint-Germain e ka mposhtu St Etiennen me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 18-të në Ligue 1.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me golin e Leandro Paredes.
Më pas, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Jean-Eudes Aholou u përjashtua nga loja me karton të kuq, shkaku i ndërhyrjes së palejueshme.
👀 @LParedss pic.twitter.com/xqxhbdXdhQ
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) December 15, 2019
PSG e shfrytëzoi mjaftë mirë këtë shpërqendrim të Etiennes dhe dyfishoi epërsinë me anë të Kylian Mbappes (43′) me një asistim të Neymarit.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa sulmuesi brazilian dështoi të trefishonte epërsinë, shkaku që humbi penalltinë në minutën e 62-të.
🤵
Qu'avez-vous pensé de cette première mi-temps ? #ASSEPSG pic.twitter.com/RzplSSq5og
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) December 15, 2019
Ishte Mauro Icardi (72′), ai që e e shënoi golin e tretë për kampionin në fuqi të Ligue 1, derisa Mbppe (89′) shënoi golin e dytë personal në ndeshje, për ta vulosur kështu fitoren e tyre.
Pas javës së 18-të, PSG vazhdon të jetë lider me 42 pikë, ndërsa në javën e 19-të do të takohet me Amiensin. /Telegrafi/
https://twitter.com/HDGoalsLive/status/1206306856148373506
https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=ebCzRX1fqVM&feature=emb_title
https://streamable.com/ujufd
‘