Site icon Telegrafi

PSG fiton me rezultat të thellë ndaj Montpellier – Sanches debuton me gol

Paris Saint-Germain ka triumfuar edhe në javën e dytë, tani duke mposhtur Montpellierin 5-2 në kuadër të Ligue 1.

Kur kaluan 23 minuta lojë, Kylian Mbappe e pati mundësinë që të shënonte nga pika e bardhë, por që dështoi ta fuste topin në rrjetë.

Goli i parë për parisienët erdhi në minutën e 39-të kur Falaye Sacko gaboi dhe e futi topin në rrjetën e skuadrës së tij.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, PSG ia doli të shënonte edhe të dytin, tani me anë të Neymarit (43’), që realizoi nga penalltia.

Edhe 45 minutat e dytë filluan më mirë për kampionin në fuqi, pasi shënuan të tretin, sërish me anë të brazilian që shënoi në minutën e 51-të.

Por, Montpellier ia doli të ngushtonte epërsinë e PSG-së në 3-1 me golin e Khaziri (58’), duke shtyrë vendasit të shënonin edhe të katërtin.

Atë e realizoi Kylian Mbappe në minutën e 69-të, kur pas huqjes së penalltisë, megjithatë ia doli të futej në listën e golashënuesve.

Ishte minuta e 88-të e takimit, kur Renato Sanches debutoi me gol, po ashtu për ta thelluar rezultatin për PSG-në në 5-1.

Por, mysafirët ia dolën të shënonin edhe golin e dytë në këtë takim, tani përmes Enzo Tchato (90+2′).

Pas javës së dytë, PSG ka arritur të arkëtoj gjashtë pikë, ndërsa në xhiron e tretë do të ketë punë me Lillen. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version