Telegrafi

PSG fiton me rezultat 8-0 ndaj Dijonit (Video)

Paris Saint Germaini ka fituar me rezultat 8-0 ndaj Dijonit në Ligue 1.

Ai që e filloi festivalin e golave ishte Angel Di Maria me dy gola, të parin në minutën e katër e tjetrin në minutën e 15-të.

Më pas argjentinasi asistoi te goli i Edison Cavani (21′), ndërsa për rezultatin 4-0 u përkujdes Neyamr (42′).

Braziliani shënoi edhe dy gola tjerë në vazhdim (57′ dhe 73′), pastaj i erdhi radha Kylian Mbappe (77′).

Neymari shënoi edhe golin e fundit në takim, këtë herë nga pika e bardh në minutën e 83-të dhe me këtë rast kompletoi pokerin.

Pas kësaj fitore klubi nga Parisi vazhdon në vendin e parë me 56 pikë, ndërsa Dijoni në vendin e 11 me 25 pikë.

Ndeshja e ardhshme e PSG është ndaj Lyonit, kurse Dijoni luan kundër Strasbourgit. /Telegrafi/