Telegrafi

PSG fiton rastin lidhur me akuzat për shkelje të rregullave financiare

Lojtarët e PSG-së, Juan Bernat dhe Kylian Mbappe (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Komisioni i Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA nuk do të mund të rihapë dosjen e hetimit ndaj klubit francez të Paris Saint-Germain.

Kjo pasi ky klub ka fituar betejën me UEFA-n në CAS, ku kishte kërkuar të mos rihapej dosja, pasi nuk ishin respektuar afatet e përcaktuara për ta bërë këtë.

Klubi francez ishte ankuar në Gjykatën Sportive në Lozanë, në lidhje me akuzat për shkelje të FFP – transmeton KP.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga PSG

Ky komision mbylli një hetim ndaj klubit francez qershorin e kaluar, por pak më vonë, ishte presidenti i këtij komisioni, që vendosi rihapjen e çështjes.

Por, pasi çështja shkoi në CAS, ky i fundit vendosi në favor të klubit francez, pasi UEFA nuk e kishte rihapur dosjen brenda 10 ditësh, ashtu siç përcaktohet në rregulloren e saj.