Telegrafi

PSG fiton me pesëshe ndaj Club Brugge, shkëlqejnë Mbappe dhe Icardi

PSG ka vazhduar me formën e mirë duke e marr fitoren e tretë me radhë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, si mysafir ndaj Club Brugge me rezultat 5-0.

Parisienët po tregojnë formë të lartë këtë edicion, pasi që kanë shënuar nëntë gola, ndërsa ende nuk e kanë pranuar asnjë gol.

Ndeshja nisi mirë me Mauro Icardin që e gjeti rrjetën në minutën e 7-të pas një asistimi të Angel Di Marias.

Ky ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa me futjen e Kylian Mbappe në pjesën e dytë filloi goleada e francezëve.

Ishte pikërisht Mbappe që shënoi në minutën e 61-të për 2-0, ndërsa Icardi pas dy minutash shënoi për 3-0.

Ndeshjen e mbylli talenti i madh francez me dy gola në minutat 79’ dhe 83’ për ta dhënë edhe rezultatin përfundimtar prej 3-0. /Telegrafi/