Paris Saint Germaini ka fituar ndaj Nantes me rezultat 4-1.
Kjo ishte një fitore e lehtë nga vendasit, të cilët duken të pakonkurrencë këtë sezon.
Golin e parë në takim e shënoi Edinson Cavani në minutën e 38-të, ndërsa pas pesë minutash shënoi edhe Angel Di Maria.
Të parët në pjesën e dytë shënuan mysafirët me anë të Prejuce Nakoulmas në minutën e 60-të.
Por, golat e Javier Pastores (65’) dhe Cavanit (79’) i dhanë fund shpresë së Nantes për një barazim.
Pas kësaj fitore PSG vazhdon në pozitën e parë me 35 pikë, gjashtë më shumë se Monaco një vend më poshtë. Nantes renditet në pozitën e pestë me 23 pikë.
Ndeshja e ardhshme e klubit nga Parisi është ndaj Monacos. /Telegrafi/