Site icon Telegrafi

PSG fiton ngushtë, por i mjafton për të kaluar tutje

Mauro Icardi . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

PSG e ka mposhtur Club Bruggen me rezultat 1-0, që i mjaftoi për të kaluar tutje në fazën e eliminim direkt edhe pse janë edhe dy ndeshje në grupe.

Ka qenë Mauro Icardi që ka shënuar në minutën e 22-të të takimit pas një asistimi të Dagba.

https://twitter.com/EdenDassidy/status/1192176498578460674

Nuk munguan edhe rastet e tjera të PSG-së, por që rezultati nuk ndryshoi në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë ishte Brugge që kishte rast të artë të shënonte me Mbaye Diagne, që gaboi nga pika e bardhë.

Deri në fund më nuk kishte ndryshim në rezultat dhe PSG me 12 pikë e ka siguruar kalimin në 16 më të mirat. /Telegrafi/

Exit mobile version