Telegrafi

PSG fiton ndaj Orleans dhe vazhdon garën në Kupën e Ligës

Edinson Cavani (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germaini është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Ligës në Francë pas fitores ndaj Orleans.

Kundërshtari i kryeqytetasve bën gara në Ligue 2, ashtu që kampioni i Ligue 1 ishte favorit për të vazhduar në çerekfinale. Dhe pikërisht ashtu ndodhi.

Edinson Cavani e zhbllokoi rezultatin e kësaj ndeshjeje në minutat e fundit të pjesës së parë (41′) dhe me epërsi minimale, parisienët shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Joseph Lopy e barazoi rezultatin (69′) duke i vënë në vështirësi mysafirët.

Mirëpo, me golin e Moussa Diaby (81′), PSG doli fitues nga ky takim në kuadër të Coupe de la Ligue.

Me këtë triumf, Paris Saint-Germaini e ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të kësaj gare.

Theksojmë se klubi kryeqytetas është edhe kampion në fuqi i Kupës së Ligës. /Telegrafi/