PSG ka marr një fitore të rëndësishme si mysafir i Montpellier me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 13-të në Ligue 1.
Trajneri Tomas Tuchel në këtë ndeshje luajti me pak lojtarë startues duke i ruajtur për ndeshjen e rëndësishme që skuadra e ka në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Goli i parë në ndeshje u shënua nga PSG në minutën e 33-të, kur mbrojtësi Colin Dagba qoi topin në rrjetë për 0-1.
Great job by Dagba here #PSG pic.twitter.com/STk1XDwTOO
— Sam Minton (@sam_minton22) December 5, 2020
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe barazimi. Stephy Mavididi shënoi për 1-1 pas dy tentimeve nga brenda zonës.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat ndër golat tjerë u shënuan në fundin e ndeshjes.
Moise Kean shënoi në minutën e 77-të një gol të bukur për 2-1.
Another goal for Moise Kean
pic.twitter.com/dthhgx72VQ— Toffee TV ??????????????? (@ToffeeTVEFC) December 5, 2020
Krejt në kohën shtesë shënoi edhe Kylian Mbappe për 3-1 për ta mbyllur këtë takim.
PSG tani ka 28 pikë, katër më shumë se Marseille në vendin e dytë. /Telegrafi/