Telegrafi

PSG fiton ndaj Montpellier, mbetet lider në Ligue 1 me të gjitha fitore

PSG ka shënuar fitore ndaj Montpellier me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 8-të të Ligue 1.

Ishte një ndeshje ku PSG ishte më e mirë për një nuancë, ndërsa në këtë ndeshje mungoi Leo Messi.

PSG kishte dy raste të mira para se të shënonte golin e parë, ku fillimisht Neymar, pastaj edhe Kylian Mbappe, nuk arritën të gjenin rrjetën.

Atë që nuk e bën dy yjet e ekipit e bëri, Idrissa Gueye, me një super gjuajtje nga distanca në minutën e 14-të për 1-0.

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa edhe në të dytën parisienët kishin më shumë nga loja.

Neymar dhe Mbappe sërishin ishin në aksion me disa raste, por pa arritur të gjejnë rrjetën.

Fitorja u hipotekua krejt në fund, kur Julian Draxler gjeti rrjetën në minutën e  89-të për 2-0.

PSG pas kësaj fitoreje ka 24 pikë, pas tetë ndeshjeve. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore