Paris Saint Germani ka fituar ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve.
Vendasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar nga ata.
Goli i parë në këtë takim erdhi nga Angel Di Maria në minutën e 40-të pas një asistimi nga Edison Cavani dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.
Goli i dytë erdhi nga braziliani Lucas në minutën e 62-të, ndërsa ai i fundit nga Cavani në minutat shtesë të takimit.
Pas kësaj fitore PSG renditet e dyta në Grupin A me shtatë pikë, aq sa Arsenali në vendin e parë. Kurse Baseli ka një pikë në vendin e tretë, aq sa Ludogoretsi, por që renditet në fund për shkak gol dallimit më të vogël.
Në këtë takim për mysafirët nga minuta e parë luajti Taulant Xhaka. /Telegrafi/
La joie des joueurs et des supporters après le but d'Angel di Maria #PSGFCB pic.twitter.com/teJoHmp9IL
— François Denat (@francoisdenat) October 19, 2016
https://www.youtube.com/watch?v=hrT6oOallio
https://twitter.com/PipeS_27/status/788842834485010432