Telegrafi

PSG fiton me lehtësi ndaj Amiensit, shkëlqejnë treshja e sulmit

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Amiens në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Ligue 1.

Parisienët kanë arritur edhe fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, duke shtuar edhe më shumë epërsinë me ndjekësit në tabelë.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të vendasve, por që arritën të shënojnë vetëm një gol me anë të Kylian Mbappe (10’), i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Neymar.

Në pjesën e dytë, kampionët aktual treguan gjithë forcën e tyre duke shënuar edhe tri gola, kundrejt një të mysafirëve.

Pa u mbushur mirë një minutë, Neymar arriti të gjej rrugën e rrjetës për 2-0 pas asistimit të Mauro Icardit, ndërsa Mbappe (65’) thelloi epërsinë në 3-0.

Amiens u rikthye në lojë në minutën e 70-të duke shënuar me anë të John Mendoza për 3-1, por Icardi (84’) e shkroi emrin e tij te lista e golashënuesve duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-1.

Pas kësaj fitore, PSG ka 45 pikë në vendin e parë apo shtatë më shumë se Marseille i dyti, ndërsa Amiens renditet i 18-ti me 17 pikë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit e presin Monacon, ndërsa Amiens e pret Montpellierin. /Telegrafi/

https://twitter.com/xx_habibah_/status/1208477344928870401

https://www.youtube.com/watch?v=-uTvjqWj-bY

https://www.youtube.com/watch?v=ORRIUXiy6to

https://twitter.com/FlashFootball7/status/1208499881784029186