Paris Saint-Germaini e ka fituar derbin klasik francez kundër Olimpique de Marseille me rezultat 3-1.
Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë (45’+2) me golin e Kylian Mbappe, i cili u asistua nga Angel di Maria.
Me të filluar pjesa e dytë (49′), rezultati u barazua, ndërsa golashënues ishte Valere Germain. Mirëpo, më pas vazhdoi spektakli i Di Marias. Argjentinasi i shënoi dy gola (55′ dhe 66′) për të vulosur triumfin e skuadrës së tij.
https://www.youtube.com/watch?v=mH9jruDab_8
Golin e parë personal e shënoi (55′) falë asistimit nga Thilo Kehrer, kurse në të dytin ishte fantastik nga gjuajtja e lirë (66′).
Paris Saint-Germaini është pa konkurrencë në krye të tabelës me 77 pikë (dhe një ndeshje më pak të zhvilluar). Përcjellësi i parë, Lille, ndodhet 20 pikë prapa.
Marseille është gjashtë pikë prapa pozitës së tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe ky do të jetë objektivi i kësaj skuadre deri në fund të sezonit.
Në xhiron e radhës, PSG luan në udhëtim te Toulouse, kurse Marseille është nikoqir i Angers. /Telegrafi/