Site icon Telegrafi

PSG fiton klasiken franceze ndaj Marseille

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Paris Saint-Germaini ka triumfuar përballë Olympique Marseille (2-0) në derbin klasik francez të zhvilluar në Stade Orange Velodrome.

Rezultati u zhbllokua në minutën e nëntë të takimit pas një aksioni të mirë të kampionëve që u konkretizua me golin e Kylian Mbappe.

Epërsia u dyfishua me golin e Mauro Icardit, i cili u asistua nga Alessandro Florenzi (24’).

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Në gjysmën e dytë nuk u shënuan gola dhe parisienët arkëtuan pikë të plota në këtë sfidë.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini e ka ngushtuar diferencën në tri pikë me liderin Lille. /Telegrafi/

https://twitter.com/Algmoo41LIVHD/status/1358523197914832898

Exit mobile version