Telegrafi

PSG fiton Grupin A

Thiago Silva i kaloi francezët në epërsi pas asistimit të Maxwell (30’).

Mirëpo, vetëm tri minuta më pas, Jackson Martinez e barazoi rezultatin, për t’i dërguar skuadrat në pushim me shifrat identike.

Golin e fitores për parisienët e shënoi Ezequiel Lavezzi (61’), ndërsa asistimi ishte i Jeremy Menez.

PSG është në krye të grupit me 15 pikë, dy më shumë se Porto në vend të dytë, ndërsa Dynamo Kyivi do të luajë në Europa League. /Telegrafi/