Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Nantes në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, ndërsa Lionel Messi ka shënuar golin e parë në Ligue 1.
Kryeqytetasit kanë vazhduar marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat apo të katërtën nga pesë ndeshjet e fundit, ku kanë edhe një barazim.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të parisienëve, të cilët krijuan më shumë, luajtëm më mirë dhe shënuan edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e dytë dhe ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Leandro Paredes.
⏸️ Mi-temps au Parc (1-0)#PSGFCN pic.twitter.com/vBukQrNez5
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) November 20, 2021
Në pjesën e dytë, PSG mbeti pa Keylor Navas (65’), i cili u ndëshkua me të kuq, Nantes arriti të barazojë rezultatin, por vendasit shënuan edhe dy gola për ta siguruar fitoren.
Nantes gjeten të parët golin e barazimit në minutën e 77-të me anë të Randal Kolo Muani, i cili shënoi për 1-1, ndërsa Dennis Appiah (82’) shënoi autgol për epërsinë e PSG-së 2-1.
Kur pritej që ndeshje të mbyllej me këtë rezultat, në skenë doli Lionel Messi (87’), i cili shënoi golin e parë këtë sezon në Ligue 1, për të vulosur fitoren me rezultat përfundimtar 3-1.
⌛️ Victoire du @PSG_inside ! (3-1)
Réduits à 10, les Parisiens sont parvenus à renverser le match dans les dernières minutes !🔴🔵 #ICICESTPARIS #PSGFCN pic.twitter.com/mRsN5bvwXn
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) November 20, 2021
Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e parë me 37 pikë, ndërsa Nantes renditet në vendin e 11-të me 18 pikë.
Në ndeshjen e radhës, parisienët luajnë në udhëtim te St Etienne, ndërsa Nantes udhëton te Lille. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ONNDpag0wd0
https://www.youtube.com/watch?v=dkyV3G9644s