Telegrafi

PSG fiton derbin ndaj Lens, shkëputet në krye

PSG ka shënuar fitore ndaj Lens me rezultat 3-1 në derbin e Ligue 1 në kuadër të javës së 31-të.

Ndeshja nisi keq për mysafirët që mbetën me dhjetë veta në fushë, pasi Salis Abdul Samed  u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Kylian Mbappe hapi ndeshjen në minutën e 31-të pas asistimit të Vitinha (1-0).

Pas gjashtë minutash u shënua edhe goli i dytë, kur Nuno Mendes asistoi te Vitinha për 2-0.

Në minutën e 40-të, Mbappe asistoi bukur te Lionel Messi që shënoi për 3-0.

Në pjesën e dytë Lens shënoi në start, pasi fitoi penallti.

Przemyslaë Frankowski ishte i saktë nga pika e bardhë për 3-1.

Deri në fund kishte raste, por rezultati nuk ndryshoi.

PSG mbetet lider, tani me 72 pikë, nëntë më shumë se Lens që është i dyti./Telegrafi/