PSG ka shënuar fitore ndaj Lens me rezultat 3-1 në derbin e Ligue 1 në kuadër të javës së 31-të.
Ndeshja nisi keq për mysafirët që mbetën me dhjetë veta në fushë, pasi Salis Abdul Samed u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Kylian Mbappe hapi ndeshjen në minutën e 31-të pas asistimit të Vitinha (1-0).
https://twitter.com/saintbebest1/status/1647334159688368129
Pas gjashtë minutash u shënua edhe goli i dytë, kur Nuno Mendes asistoi te Vitinha për 2-0.
Në minutën e 40-të, Mbappe asistoi bukur te Lionel Messi që shënoi për 3-0.
https://twitter.com/GaloreFoot10/status/1647340955001913347
Në pjesën e dytë Lens shënoi në start, pasi fitoi penallti.
Przemyslaë Frankowski ishte i saktë nga pika e bardhë për 3-1.
GOAL | PSG 3-1 LENS
⚽️ 60' Frankowski (Penalty) #PSGLEN #Ligue1https://t.co/uJtV5mQz3s
— Footy Hub (@Footyhub01) April 15, 2023
Deri në fund kishte raste, por rezultati nuk ndryshoi.
PSG mbetet lider, tani me 72 pikë, nëntë më shumë se Lens që është i dyti./Telegrafi/