Telegrafi

PSG fillon bisedimet për Kanten

Paris Saint-Germain është i interesuar që ta sjell në radhët e veta francezin e Leicester Cityt, N’Golo Kante.

Mesfushori ka shumë oferta dhe me gjasë do të ndërrojë mjedis këtë verë.

Kampioni i Anglisë është i kërkuar nga shumica e skuadrave të Ligës Premier, por nuk kanë munguar ofertat nga Italia e Spanja.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Kante që me paraqitjet e tij ka fituar edhe një vend në Kombëtaren franceze ka nj çmim rreth 30 milionë euro.

Leicester City do ta ketë të vështirë ta mbajë në skuadër këtë lojtar. /Telegrafi/