Kalidou Koulibaly pritet të largohet përfundimisht nga Napoli në fund të këtij sezoni.
Klubi italian vështirë se do të arrijë në njërën nga pozitat që do t’i dërgojnë në Ligën e Kampionëve dhe do të detyrohen t’i shesin yjet e tyre.
Koulibaly është lojtari më i kërkuar nga klubet, por duket se PSG do ta fitojë garën për senegalezin.
Sky Sports ka zbuluar edhe ofertën që PSG i ka bërë lojtarit për ta bindur të transferohet në Parc de Princes.
Kampioni francez i ka ofruar pagë javore prej 200 mijë euro vetëm që ta bindin Koulibalyn të nënshkruajë me ta.
Shuma e ofruar nga PSG është dyfishi i asaj që senegalezi e fiton aktualisht te Napoli.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse lojtari do të pranoj transferimin në PSG, pasi interesim për të kanë shfaqur edhe skuadrat e mëdha angleze si Man City, Man Utd, Chelsea e Tottenham si dhe Real Madridi.
Por problemi kryesor mbetet klauzola e lartë e largimit të tij nga Napoli, e cila nga muaji qershor bëhet 149 milionë euro. /Telegrafi/