Site icon Telegrafi

PSG i falet Messit në fitoren ndaj Lyonit

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Paris Saint-Germain i është gëzuar fitores ndaj Olympique Lyonnais (1-0) në derbin e javës së tetë të Ligue 1 që u zhvillua në Groupama Stadium.

Kampioni i Francës e nisi furishëm takimin duke kërkuar menjëherë golin e epërsisë dhe këtë e arriti në minutat e para.

Lionel Messi pranoi një top në qendër nga Neymar dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (5’) dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte në fraksionin e dytë, ashtu që sfida u mbyll me rezultatin e pjesës së parë.

Paris Saint-Germaini vazhdon të jetë lider i Ligue 1 me 22 pikë të arkëtuara nga shtatë fitore dhe një barazim. Lyoni qëndron në vend të gjashtë në renditje me 13 pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/Itz_utkarshh/status/1571577416044392448

Exit mobile version