Site icon Telegrafi

PSG e shqetësuar me dëmtimin e Mbappes, ndeshja ndaj Manchester Cityt në pikëpyetje

Kylian Mbappe ka marrë një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë dhe do të humbasë ndeshjen e Paris Saint-Germain në Ligue 1 kundër Lens në “Parc des Princes”që zhvillohet  të shtunën.

Kjo do të thotë që Mbappe është në dyshim për ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, që PSG e zhvillon ndaj Manchester Cityt të mërkurën e ardhshme.

Mauricio Pochettino shpreson që ylli i tij të kthehet në fushë së shpejti.

“Kylian ka një shqetësim. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe shpresojmë të kthehet shpejt”, ka thënë Pochettino gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Lens.

PSG aktualisht është një pikë prapa liderit të Ligue 1, Lille, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje.

PSG do të duhet të udhëtojë në Angli me qëllimin për të përmbysur humbjen e tyre 2-1 në “Parc des Princes” nga ndeshja e parë kundër Manchester City. /Telegrafi/

Exit mobile version