Telegrafi

PSG e pret një takim i vështirë me RB Leipzigun – formacionet e mundshme

Paris Saint-Germaini do të takohet me Rasenball Sport Leipzigun në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Parc de Princes’, ndërsa skuadrën franceze e pret një takim aspak i lehtë.

Për këtë sfidë, parisienët do të jenë pa Neymarin që është i lënduar, Angel di Maria i suspendua, ndërsa në dyshime janë, Marquinhos, Lionel Messi e Leandro Paredes që luajtën te Argjentina në ndeshjet ndërkombëtare, derisa nuk dihet nëse do të luajnë edhe Sergio Ramos e Keylor Navas.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, RB Lepizig do të ketë dy mungesa si Marcel Halstenberg e Dani Olmo, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni i mundshëm i PSG-së: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes, Gueye, Verratti, Herrera, Messi, Draxler, Mbappe.

Formacioni i mundshëm i RB Leipzig: Gulasci, Orban, Simakan, Klostermann, Angelino, Kampi, Laimer, Mukiele, Forsberg, Nkunku, Poulsen. /Telegrafi/

Foto: WhoScored/Prsc