Paris Saint-Germain ka fituar më shumë vështirësi ndaj Angers. Parisienët kanë fituar në udhëtim me rezultat të ngushtë, 1-2, në kuadër të javës së 36-të në Ligue 1.
Ishte Neymar, ai që e kaloi PSG-në në epërsi, duke realizuar gol në minutën e 20-të, ku me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë sërish ishte në duart e skuadrës parisiene, ndërsa Agel Di Maria (58’) realizoi për 2-0.
PSG mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Maruqinhos u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87, duke bërë ndërhyrje të palejueshme në zonën e rreptësisë ndaj lojtarit të Angers.
Skuadra vendase arriti ta ngushtonte epërsinë e parisienëve në 1-2, ku nga pika e bardhë realizoi Flavien Tait (87’).
PSG tashmë e ka fituar titullin e Ligue 1, ndërsa aktualisht ka grumbulluar 85 pikë, 16 më shumë se vendi i dytë, Lille. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QDIxvNbjBBQ
https://www.youtube.com/watch?v=IE5bftbAgoI