Site icon Telegrafi

PSG e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Milanit

PSG e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Milanit me rezultat 1-0 në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Minutat e parë të ndeshjes ishin të qetë ku të dy skuadrat nuk lëshonin në mbrojtje dhe luanin pa gabime.

Por ndeshja u zhbllokua në minutën e 32-të, kur Kylian Mbappe me një goditje të bukur nga brenda zonës la të fjetur portierin Mike Magnian për të shënuar për 1-0.

https://twitter.com/donai086/status/1717267023321768118

PSG-së ka mundur ta shtojë epërsinë në minutën e 43-të, por Kolo Muani preferoi të gjuajë vetë në vend se të asistojë, ndërsa goditja shkoi me portë.

PSG e mbylli në epërsi pjesën e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version