Site icon Telegrafi

PSG e konfirmon zyrtarisht se sa do të mungojë Mbappe

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Kylian Mbappe do të qëndrojë për tri javë jashtë fushës.

Sulmuesi francez u lëndua rëndë në Kupën e Francës ndaj Sanit-Etiennes, ku kishin mbetur vetëm edhe 30 minuta lojë.

22-vjeçari ishte larguar me lot në sy, pasi kishte pësuar një tendosje të nyjës së këmbës së majtë me lëndim të shprehur të pjesës anësore të jashtme.

PSG konfirmoi sot (e hëne) se pas testimeve të detajuara të bëra në Mbappen, u konfirmuar se ai nuk do të luajë për tri javë.

Sulmuesi francez nuk do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Atalantas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 12 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version