Site icon Telegrafi

PSG e konfirmon lëndimin e Lionel Messit

Lionel Messi ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes së fundjavës ndaj Lyonit dhe pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Metz në Ligue 1.

Mauricio Pochettino befasoi të gjithë kur në ndeshjen derbi ndaj Lyonit vendosi të zëvendësoj Messin kur rezultati ishte i barabartë 1-1.

Megjithatë, trajneri argjentinas duket se pati të drejtë pasi Messi kishte një lëndim të vogël që po e shqetësonte.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja e zëvendësimit të Messit në ndeshjen ndaj Lyonit

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga vet faqja zyrtare e Paris Saint-Germain.

“Lionel Messi, pas goditjes së marrë në gjurin e tij të majtë, bëri një MRI këtë mëngjes e cila konfirmon shenjat e mavijosjes së kockave. Një ekzaminim pasues do të kryhet në 48 orë”, thuhet në njoftim.

Sipas mediave, Messi do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të PSG-së ndaj Metz në Ligue, takim që zhvillohet nesër (e mërkurë). /Telegrafi/

Exit mobile version