Telegrafi

PSG e ka vënë në shitje, Bayern Munich interesohet për Thilo Kehrer

Mbrojtësi i Paris Saint -Germain, Thilo Kehrer, është vënë në shitje nga klubi edhe pse është mjaftë premtues.

Për të ka filluar interesimi nga Bayern Munich, shkruan L’Equipe.

Julian Nagelsmann dëshiron që 24-vjeçari të jetë pjesë e skuadrës së tij,  pasi mund të luajë në qendër, por edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ai dëshiron që të nxitë më shumë Benjamin Pavardin, që luan në këto pozita.

Kehrer ka edhe dy vjet në kontratën e tij me PSG,  ndërsa bëri vetëm 24 paraqitje në Ligue 1 sezonin e kaluar.

Më ardhjen e Sergio Ramos dhe nevojat e klubit që të marrin sa më shumë para, Kehrer duhet të shitet. /Telegrafi/