Telegrafi

PSG e gatshme të ofrojë miliona për Dele Alli

Mesfushori i talentuar i Tottenham Hotspurs, Dele Alli është bërë objektiv i gjigantit francez, Paris Saint Germain.

Kampioni në fuqi i Francës është duke përcjellë me vëmendje formën e reprezentuesit anglez.

Alli ka shkëlqyer me Spurs në dy vitet e fundit dhe ka ngritur lartë vlerën e tij.

Kësisoj sipas mediave franceze, PSG është duke bërë gati një ofertë të lartë për të.

Besohet se PSG ka të gatshme rreth 65 milionë euro për transferimin e Alli në ‘Parc De Princes’.

Kujtojmë që 20-vjeçari ka një kontratë me Spurs deri në vitin 2022. /Telegrafi/