Yannick Ferriera Carrasco është futbollisti më në formë i Atletico Madrid.
Belgu ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën spanjolle duke shënuar gola të rëndësishëm në kampionat dhe në Evropë.
E falë formës së mirë, Carrasco është bërë objektivi kryesor i gjigantit francez Paris Saint Germain.
Edhe pse belgu sapo ka nënshkruar kontratën e re me Atletico Madrid, ai mund të largohet nga ‘Vincente Calderon’.
Mediat në Francë kanë raportuar se PSG janë të gatshme të bëjnë një ofertë të çmendur për ta bindur Atleticon ta lë të lirë lojtarin.
50 milionë euro pritet të jetë oferta e kampionëve të Francës si dhe në të pritet ta përfshijnë spanjollin Jese Rodriguez.
Mbetet të shihet nëse Atletico Madrid do ta lë të lirë yllin e saj të largohet edhe pas kësaj oferte të lartë nga PSG. /Telegrafi/