Paris Saint-Germain po tenton të bëjë një lëvizje befasuese në fund të szonit, duke rikthyer ish-trajnerin Thomas Tuchel.
Kampionët francezë janë frustruar me strategun aktual Christophe Galtier dhe shikimi i drejtorit sportiv Luis Campos në fushë për fitoren e tyre 4-3 ndaj Lille, ka nënvizuar presionin nën të cilin është francezi.
Kjo ka bërë që PSG të shikojë për një rikthim të mundshëm të Tuchel, të cilin e shkarkoi vetëm një ditë para Krishtlindjeve në vitin 2020 – katër muaj pasi i çoi në finalen e Ligës së Kampionëve.
Sipas Evening Standard, PSG-ja do të ishte e gatshme të pranonte gabimin e tyre në shkarkimin e tij pak më shumë se dy vjet më parë për Mauricio Pochettinon, me gjermanin gati për t’u rikthyer në menaxhim.
Megjithatë, raportimi shton se Tuchelit do t’i duhen garanci se ai do të ketë një kontratë më afatgjate dhe të vendosë se kush qëndron dhe kush largohet nga Parc des Princes.
Tuchel ka qenë pa punë që kur u shkarkua nga Chelsea shtatorin e kaluar dhe ka qenë në kërkim të një klubi që është gati të konkurrojë për tituj në një nga pesë ligat më të mira të Evropës. /Telegrafi/