Site icon Telegrafi

PSG dhe Benfica ndahen sërish në paqe, të dyja bën hap të madh drejt kualifikimit tutje

PSG dhe Benfica kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Fillimi i ndeshjes mes PSG-së dhe Benficas ishte i qetë, pasi të dy skuadrat kishin pak mundësi shënimi.

Në minutën e 38-të, PSG fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Kylian Mbappe për 1-0.

https://twitter.com/Its_a_Goal_/status/1579921541797904386

Pjesa e parë nuk solli më raste, ndërsa e dyta filloi më mirë sesa e parë, me të dy skuadrat që rrezikonin më shumë.

Mbappe kishte rast në minutën e 52-të, ndërsa Benfica u kundërpërgjigj me Alejandro Grimaldon, por në të dyja rastet gol nuk kishte.

Benfica fitoi penallti në minutën e 60-të, kur Rafa Silva u rrëzua në zonë nga Marco Verratti.

Joao Mario shënoi nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Deri në fund edhe pse të dy skuadrat provuan të shënojnë gola nuk kishte.

PSG dhe Benfica kanë nga tetë pikë dhe janë në dy pozitat e para në grup. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version