Telegrafi

PSG dhe Arsenali ndahen në paqe (Video)

Paris Saint Germaini dhe Arsenali janë ndarë me një barazim 1-1.

Ishte një ndeshje e balancuar dhe barazimi ishte rezultati e merituar për të dy klubet.

Klubi francez e filloi këtë sfidë me gol në minutën e parë. Ishte Edison Cavani ai i cili shënoi pas një asistimi të Sergio Aurier dhe me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Goli i barazimit erdhi nga Alexis Sanchez në minutën e 78-të.

Ky takim është në kuadër të Grupit A. /Telegrafi/