Site icon Telegrafi

PSG dëshiron ta bëjë Zidanen trajnerin më të paguar në botë, i ofron pagë në nivel të Messit dhe Neymarit

Paris Saint-Germain është gati të bëjë trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, më të paguarin në botën e futbollit për trajner nëse pranon stolin e skuadrës së tyre.

Zidane ka nënshkruar këtë vit një kontratë të re me Reali Madridi, me drejtuesit e Mbretërve që mendonin largimin e skuadrave prej tij.

Lexo po ashtu FIFA publikon tre trajnerët kandidat për më të mirin e vitit 2017 (Foto)

Megjithatë, sipas mediumit spanjoll Diario Gol, PSG janë të prirur ta sjellin trajnerin atë në Francë, duke e bërë atë më të paguarin në botë.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi është i gatshëm t’i ofrojë Zidanet plot 25 milionë euro në vit, e cila do ta bëjë atë trajnerin më të paguar në botë dhe do ta vendosë atë në një nivel të ngjashëm pagash me yje futbollit, si Neymar dhe Lionel Messi.

Lexo po ashtu Nëse trajnerët e Ligës së Kampionëve do të luanin në një skuadër kështu do të dukej formacioni (Foto)

Al Khelaifi beson se trajnerit Unai Emeryt i mungon autoriteti për të trajtuar dhomën e tanishme të zhveshjes dhe beson se Zidane do të ishte një menaxher më i mirë i skuadrës së tyre me yje.

Nga ana e tij, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i sigurt për të luftuar me PSG-në për të mbajtur në skuadër Zidanen, i cili ka sjellë sukses historik në klub gjatë dy sezoneve të kaluara.

Trajneri francez ka fituar gjashtë tituj në afro dy vite me Los Blancos, ku spikasin dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe një titull në La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version