Drejtori i Paris Saint-Germain, Leonardo po kërkon që një shumë e madhe parash të përfshihet në çdo ofertë për Neymarin.
Real Madridi dhe Barcelona janë dy klubet në kontakt me PSG-në për sulmuesin brazilian.
Sipas mediumit francez L’Equipe, pa marrë parasysh se cilët lojtar janë përfshirë në ofertat e tyre, Leonardo po kërkon së paku 100 milionë euro kesh.
Leonardo dëshiron këtë shifër parash në mënyrë që të financojë planet e tij të transferimeve.
Në planet e transferimeve të brazilianit përfshihen portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma dhe ylli i Juventusit, Paulo Dybala.
Oferta e fundit e Barcelonës thuhet se ishte 40 milionë euro plus shërbimet e Philippe Coutinhos dhe Ivan Rakiticit.
PSG, ndërkohë, është duke kërkuar një ofertë të barabartë me 222 milionë që ata paguan te Barça dy vjet më parë për Neymarin. /Telegrafi/