PSG po vuan për gola këto ndeshjet e para, pasi situata e Kylian Mbappe vazhdon të jetë shqetësuese, ndërsa largimet e Lionel Messit dhe Neymar, e kanë zbrazur fazën e sulmit.
Parisienët janë fuqishëm në afat kalimtar për sulmues, ku emri që përflitet më shumë është Randal Kolo Muanin i Eintracht Frankfurt.
Media shumë shumta shkruajnë se oferta e parë zyrtare për sulmuesin 24-vjeçar ka arritur në Frankfurt.
Sky shkruan se oferta kap vlerën e rreth 65 milionë eurove, ndërsa RMC është më specifike: 60 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Megjithatë, oferta u refuzua menjëherë nga gjermanët, pasi Eintracht që e mori Kolo Mouanin si lojtar i lirë verën e kaluar nga Nantes, po kërkon shumë më shumë para se kaq.
Pas sezonit fantastik me 23 gola dhe 17 asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat – gjermanët kërkojnë rreth 100 milionë euro.
PSG nuk ka ndërmend të shkojë kaq larg, por Kolo Muani këmbëngul për një lëvizje drejt Paris Saint-Germain.
Francezët që këtë verë humbën Lionel Messin dhe Neymarin, duan edhe një sulmues, pasi të ardhmes së Mbappes nuk i dihet.
Klubi ka ofruar këtë verë Ousmane Dembelen nga Barcelona për 50 milionë euro, ndërsa erhdi edhe Marco Asensio si lojtar i lirë nga Real Madridi. /Telegrafi/