Telegrafi

PSG dënon Mbappen, alarmohet Real Madridi

Kylian Mbappe (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germaini e ka dënuar me gjobë prej 180.000 funtesh (211.312 euro) Kylian Mbappen, për shkak të vonesës – njofton AS.

Anësori francez thuhet se është vonuar para një ndeshjeje të skuadrës, së bashku me mesfushorin Adrien Rabiot.

Sipas gazetës spanjolle, PSG i ka gjobitur dy futbollistët, meqenëse ishin vonuar para ndeshjes kundër Marseille të zhvilluar më 28 tetor të vitit të kaluar.

Kylian Mbappe (Foto: Getty Images/Guliver)

Ky lajm vetëm sa i ka rritur spekulimet për mundësinë e transferimit të 20-vjeçarit te Real Madridi, pasi që pas kthimit të Zinedine Zidane, Mbappe është bërë shënjestra kryesore e klubit madrilen, transmeton The Mirror.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylian Mbappe

Natyrisht se një vendim i tillë i kampionit francez mund t’i tensionojë raportet me kampionin e botës, gjë që e alarmon Realin për t’i intensifikuar përpjekjet për transferimin e tij.

Në ndërkohë, edhe Rabiot është lidhur me një largim nga PSG. Për më shumë, atij i skadon kontrata në fund të sezonit, ndërsa Barcelona është favorit për shërbimet e tij. /Telegrafi/