Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Crvena Zvezdas e fituar nga francezët me rezultatet të thellë 6-1 është e dyshuar si e kurdisur.
Lajmi u bë i ditur nga gjiganti sportiv francez L’Equipe, që shkruan se ka një raportim sekret mes UEFA-s dhe autoriteteve franceze.
Aty thuhet se janë luajtur shuma të mëdha parash për fitoren e PSG-së me pesë gola epërsi.
Në komunikim evidentohet se bastet janë “orkestruar” nga një drejtues i lartë i klubit serb.
Janë fituar rreth 10 milionë euro, në fund të ndeshjes, që përfundoi me fitoren e PSG-së me pesë gola diferencë (6-1).
L’Equipe raporton po ashtu se në dijeni të rastit është vetëm presidenti Alexander Ceferin dhe njerëzit e afërt pran tij në UEFA.
Rasti po hetohet me intensitet të lartë që kjo të zbardhet sa më shpejt. /Telegrafi/