Paris Saint Germain synon ta përforcojë repartin ofensivë gjatë afatit kalimtar të verës për edicionin e ri.
Njëri nga objektivat kryesor të parisienëve është sulmuesi italian Gianluca Scamacca që ka shkëlqyer edicionin e fundit në Serie A me fanellën e Sassuolos.
23-vjeçari zhvilloi 36 ndeshje në Serie A ku e mbylli sezonin me 16 gola të shënuar duke e rritur ndjeshëm edhe çmimin e tij.
Kryeqytetasit francez tanimë kanë bërë një hap para për transferimin e italianit duke bërë ofertë zyrtare në drejtim të Sassuolos.
Sky sport ka raportuar se kampioni në fuqi i Francës ka bërë ofertë zyrtare prej 30 milionë eurove plus pesë milionë të tjera bonuse.
ULTIM'ORA MERCATO
BLITZ DEL PSG: INCONTRATO SASSUOLO PER SCAMACCA
OFFERTA DA 30 MLN + 5 DI BONUS, NO DEI NEROVERDI#SkySport #SkyCalciomercato #Scamacca #Sassuolo #PSG— skysport (@SkySport) July 8, 2022
Megjithatë kjo ofertë nuk e ka kënaqur Sassuolon që po pretendon të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitja e reprezentuesit italian.
Gjithsesi negociatat mes dy klubeve pritet të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme, derisa vet lojtari i ka dhënë një përgjigje pozitive drejtuesve parisienë për transferimin në Parc de Princes. /Telegrafi/