Telegrafi

PSG bën goditjen në minutat e fundit, ka zyrtarizuar sulmuesin Choupo-Moting

WATFORD, ENGLAND - OCTOBER 28: Eric Maxim Choupo-Moting of Stoke City during the Premier League match between Watford and Stoke City at Vicarage Road on October 28, 2017 in Watford, England. (Photo by Tony Marshall/Getty Images)

Paris Saint Germain ka bërë një goditje në minutat e fundit të afatit kalimtar.

Kampioni në fuqi i Francës, ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit nga Kameruni, Eric  Maxim Choupo-Moting.

Reprezentuesi kamerunas ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën nga kryeqyteti francez deri në vitin 2020.

Choupo-Moting i bashkohet Parisit si futbollist i lirë pasi kishte ndërprerë me marrëveshje kontratën me klubin anglez Stoke City.

29-vjeçari tanimë është prezantuar nga PSG dhe debutimin pritet ta bëjë pas ndeshjeve me Kombëtaren.

Për Choupo-Moting, PSG është klubi i gjashtë në karrierë pasi më parë ka luajtur edhe për Hamburgun, Nurnberg, Mainz, Schalke 04 dhe Stoke City.

Për kamerunasin ky është një bashkim me trajnerin Thomas Tuchel pasi dyshja punuan së bashku edhe te Mainzi në Gjermani.

Sulmuesi qendror është transferuar nga PSG si një zëvendësues i uruguaianit, Edinson Cavani. /Telegrafi/