Paris Saint Germain ka bërë një goditje në minutat e fundit të afatit kalimtar.
Kampioni në fuqi i Francës, ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit nga Kameruni, Eric Maxim Choupo-Moting.
Reprezentuesi kamerunas ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën nga kryeqyteti francez deri në vitin 2020.
Choupo-Moting i bashkohet Parisit si futbollist i lirë pasi kishte ndërprerë me marrëveshje kontratën me klubin anglez Stoke City.
✍️🎙 La première interview d'Eric Maxim Choupo-Moting 🇨🇲 pic.twitter.com/wOyGcVfIAo
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 31, 2018
29-vjeçari tanimë është prezantuar nga PSG dhe debutimin pritet ta bëjë pas ndeshjeve me Kombëtaren.
Për Choupo-Moting, PSG është klubi i gjashtë në karrierë pasi më parë ka luajtur edhe për Hamburgun, Nurnberg, Mainz, Schalke 04 dhe Stoke City.
Për kamerunasin ky është një bashkim me trajnerin Thomas Tuchel pasi dyshja punuan së bashku edhe te Mainzi në Gjermani.
Sulmuesi qendror është transferuar nga PSG si një zëvendësues i uruguaianit, Edinson Cavani. /Telegrafi/
✍️ Bienvenue Choupo 🇨🇲 pic.twitter.com/Z9SFCOL7mh
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 31, 2018