Pas kërkesës për largim nga Wolfsburgu, shumë skuadra janë vënë pas shërbimeve të Julian Draxlerit.
Sipas gianlucadimarzio.com, Paris Saint-Germain është klubi i fundit që ka shprehur interesim për transferimin e yllit të Wolfsburgut, Julian Draxler.
Everton dhe Arsenal thuhet se janë gjithashtu të pritura për transferimin e mesfushorit gjerman me tipare sulmuese.
Por, klubi gjerman janë të vendosur që 22-vjeçari i talentuar nuk do të lejohet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.
E gjithë kjo vjen, pasi ‘Ujqit’ kanë lënë të lirë të largohet Andre Schurrlen drejt Dortmundit dhe nuk nuk dëshirojnë të privohet edhe nga shërbimet e Draxlerit. /Telegrafi/