Paris Saint Germain ka shënuar një fitore spektakolare ndaj Barcelonës.
Kampionët e Francës triumfuan me rezultat të thellë 4-0 ndaj kampionëve të Spanjës.
Më i miri në këtë ndeshje, padyshim që ishte argjentinasi, Angel Di Maria me dy gola të shënuar dhe mori notën më të lartë (9.1).
Me paraqitje të mirë u dalluan edhe gjermani Julian Draxler që shënoi një gol (8.8), mbrojtësi belg Thomas Meunier (8.8) dhe Edinson Cavani (8.2).
Ndërkohë paraqitje dëshpëruese te Barcelona kishte dyshja e mbrojtjes Jordi Alba dhe Samuel Umtiti që morën notë të vogël (5.7).
Nota aspak të mira morën edhe dy sulmuesit Lionel Messi dhe Luis Suarez.
Argjentinasi u notua me (5.9) ndërsa uruguaiani (5.8). /Telegrafi/