Site icon Telegrafi

PSG arrin marrëveshje personale me Herreran

Ander Herrera. (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Ander Herrera pritet të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga Manchester United.

Mesfushori spanjoll është në muajt e fundit të kontratës dhe do të largohet me parametra zero nga Djajtë e Kuq.

United i kishte ofruar rinovimin, por Herrera nuk kishte pranuar pasi kishte preferuar një aventurë të re.

Mediat franceze kanë raportuar gjatë ditës së sotme se spanjolli tanimë mund të quhet një futbollist i PSG-së.

Ander Herrera. (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Herrera ka arritur marrëveshje personale me kampionët e ri të Ligue 1 ku do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare.

Besohet se mesfushori spanjoll do të ketë një pagë vjetore prej nëntë milionë eurove në stinor.

Herrera më parë ka luajtur për Bilbaon, me skuadrën baske që tentoi rikthimin e tij në vendlindje, por pa sukses. /Telegrafi/

Exit mobile version