Paris Saint-Germain më në fund ka arritur marrëveshje me Luis Enriquen që të bëhet trajneri i tyre i ri.
Sipas asaj që raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano – trajneri spanjoll i ka thënë ‘Po’ ofertës së klubit francez.
Ai do të nënshkruajë kontratën në orët në vijim, për t’u konfirmuar më pas zyrtarisht si trajner i PSG-së.
Ai do të zëvendësojë Christophe Galtier, që nuk ia doli të përmbushte synimet në Ligën e Kampionëve, edhe pse mbrojti titullin në Ligue 1.
Në anën tjetër, Enrique do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit. /Telegrafi/