Paris Saint-Germaini ka qenë në bisedime me Neymarin për kontratën e re, mirëpo klubi akoma nuk i ka bërë ofertë sulmuesit – njofton Le10 Sport.
E ardhmja e brazilianit në Parc de Princes është vënë në dyshim gjatë çdo afati kalimtar, pasi ai dëshiron të luajë në një ligë më të fortë.
Ndërkohë, kthimi i tij te Barcelona ka qenë mjaft i përfolur në afatet e kaluara kalimtare dhe pritet që katalunasit të tentojnë sërish në verë.
Megjithatë, kampioni i Ligue 1 do të përpiqet ta bindë Neymarin që të qëndrojë më gjatë në kryeqytetin francez.
Por, PSG akoma nuk i ka bërë ofertë zyrtare për vazhdimin e kontratës, edhe pse dy palët thuhet se janë shumë larg për arritjen e marrëveshjes. /Telegrafi/