Site icon Telegrafi

PSG afër dyshes së Sevillas

PSG është gati që të bëjë një goditje të dyfishtë në këtë afat kalimtar.

Kampionët e Francës i kanë vënë syrin dyshes së Sevillas, trajnerit Unai Emery dhe mesfushori polak, Grzegorz Krychowiak.

Largimi i Laurent Blanc duket si punë e kryer, ndërsa vendin e tij pritet ta zë trajneri spanjoll që ka shkëlqyer në vitet e fundit.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Sheikët që kanë në pronësi skuadrën nga kryeqyteti i Francës janë të gatshëm të paguajnë plot 45 milionë euro për Krychowiak.

Në klubin e PSG –së pritet të fillojë një erë e re me shumë ndryshime, pasi synojnë trofeun e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version